Loredana dhe Mozzik nuk e kanë pranuar që po bëhen prindër, por disa sinjale na i kanë dhënë nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale. Gjithashtu Loredana e ka pasur të pamundur që mos të fotografohet me barkun e rrumbullakosur.
Vetëm një ditë më parë bëri xhiron e rrjetit fotoja e reperes e veshur me një kostum sportiv, ku dallohej barku i fryrë nga shtatzënia.
Ndërkaq, Loredana ka publikuar një foto selfie me Mozzik, ku del në pah fytyra e saj që është mbushur në krahasim me ç’ka qenë më parë dhe ka marr një nur shumë të bukur si pasojë e shtatzanisë.