Besoj se të gjithëve ju ka ndodhur të humbisni rrugën të cilën po kërkoni ose të keni probleme me gjetjen e destinacionit të dëshiruar. Teknologjia ka menduar për të gjithë mesa duket.
Kompania Tech Blippar ka sjell në treg aplikacionin e ri AR City që ka dyfishin saktësinë e GBP-s.
Sipas eksperimenteve aplikacioni i vendndodhjes ka qenë i saktë në 97.5% të rasteve.
E përveç kësaj mënyra se si funksionon AR city e bënë dhe më të saktë gjetjen e vendndodhjes. Mjafton të hapni kamerën nga aplikacioni dhe ta drejtoni nga vend ku jeni, dhe AR city do t’iua tregojë menjëherë vendndodhjen.
Megjithatë Kompania Tech Blippar ka deklaruar se aplikacioni është i disponushëm vetëm për disa qytete si Londër, San Francisko dhe Mountain View dhe vetëm për përdoruesit e Iphone 6s e sipër.