INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk gjeta më të mirë’, Meta propozon një tjetër emër në krye të KLSH-së

‘Nuk gjeta më të mirë’, Meta propozon një tjetër emër në krye të KLSH-së

Publikuar më: 11:50 17-07-2019

Presidenti Ilir Meta ka propozuar Petraq Milon për postin e kreut të KLSH-së.

Në njoftimin për mediat Presidenca bën me dije se Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

“Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese” thuhet në njoftim.

Nga viti 2005 deri në 2013 Milo mbajti pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare.

Mazhoranca socialiste ka refuzuar më herët dy kandidaturat e Metës, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin.

Article Logic
Execution time: 0.0022130012512207