INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i dha dorën arbitrit Gil Manzano, La Liga merr vendimin e papritur për Leo Messin

Nuk i dha dorën arbitrit Gil Manzano, La Liga merr vendimin e papritur për Leo Messin

Publikuar më: 10:15 25-09-2018

Pas përfundimit të ndeshjes Barceloan 2-2 Girona, arbitri i ndeshjes ia zgjati dorën për ta përshendetur Leo Messin, por argjentinasi nuk u pajtua aspak me vendimet e tij dhe kështu vendosi të mos ia shtërngoj dorën Gil Manzanos.

Në mengjesin e djeshëm mediat raportuan se Leo Messi tashmë po hetohet për këtë rast dhe nëqoftëse Federata e Futbollit Spanjoll vendos të dënoj Messin, atëherë argjentinasi do humbiste tre ndeshje me Barcelonën në La Liga.

Por ditën e sotme La Liga doli me një vendim zyrtarë duke mos e suspenduar Messin, madje ata thanë se asnjë rregull i Federatës Spanjoll nuk e dënon një lojtar në rast se ky vendos të mos ia zgjasë dorën një personi tjetër. Leo Messi do të jetë i gatshëm për ndeshjën kundër Leganes, ndeshje kjo që zhvillohet nesër nga ora 20:00

Article Logic
Execution time: 0.0032069683074951