Ndonëse është shfaqje artistike edhe në Eurovision nuk mungojnë ndonjëherë politikat ndërshtetërore.
Edhe pse Eugenti u pozicionua në vendin e 11-të, zëri i tij i mrekullueshëm na bëri të shkëlqejmë në këtë përfaqësi Europiane.
Disa shtetet zhgënjyen dhe kjo e thënë në kuadër të vlerësimit të tyre. Listës së shteteve të zhgënjimit ku bënte pjesë Gjermania, Maqedonia dhe Zvicra, iu bashkua edhe fqinji jonë perëndimor Italia e cila dha 0 pikë për Eugentin.
Ky veprim mesa duket i pakuptimtë nuk kishte si të shkonte më tej pa marrë reagime të shumta dhe një ndër më pikantët e ka dhënë Ermal Meta, këngëtari shqiptar që përfaqësonte italianët në Eurovision.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë mbresëlënës”, shkruan Meta në statusin e tij në Twitter.