Stresi dhe Keisi prej kohësh tashmë kanë mbetur në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Së fundmi Keisi u ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesnin për gjërat që donin të dinin, një prej tyre është bërë kurioz të dijë pse mban aq shumë unaza.
Keisi tregon kuptimin e katër unazave që mban në duar, ndërsa shprehet se nuk i heq asnjëherë.
“I mbaj, sepse dua t’i mbaj. Gjithsej mbaj vetëm 4, që dy prej tyre tregojnë që jam e martuar dhe çdo unazë që mbaj është e dhuruar nga familjarët e mi dhe nuk pranoj t’i heq kurrë.
Më vjen keq që të prish ty qetësinë, kur unë kam kënaqësinë më të madhe t’i mbaj”, shkruan Keisi në postimin në Insta Story.