Princi Harry i dha fund beqarisë ditën e shtunë në një ceremoni madhështore të dasmës së tij me Meghan Markle. Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e botës mbarë, prej ditësh ishte përqendruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit. Me mijëra njerëz iu bashkuan ceremonisë, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën atë live, nëpërmjet transmetimeve televizive.
Shumë të tjerë do donin të ishin pjesë e dasmës, ndërkohë që dy këngëtarët e njohur, Poni dhe Shkumbin Ismaili, kanë qenë fare pranë.
Është vetë Poni e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku ka treguar se po qëndron në Londër. Mirëpo i surprizoi të gjithë kur pozoi pranë Pallatit Mbretëror, ku mijëra njerëz u mblodhën për të parë ceremoninë madhështore të Meghan dhe princ Harryt. Ajo shfaqej në mes tënjerëzve duke pozuar përpara kamerës dhe ka vendosur të mos shkruajë asgjë. Poni në çfarë dite janë bërë fotot, ditën e dasmës?