Rita Ora është një ndër këngëtaret më të preferuara pë të gjithë publikun shqiptar dhe jashtë saj, ku po korr një sukses të madh në karrierë.
Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, e cila nuk i lë vend imagjinatës me veshjen e saj. Ajo ka treguar format trupore në një minifund të tejdukshëm nën të cilin dukeshin të brendshmet e saj, ndërsa sipër kishte veshur një bluzë, nën të cilën nuk mbante reçipeta.
Këngëtarja së fundmi është komentuar se përdor grimin dhe rrobat në mënyrë që të ndjehet e fuqizuar.
Ajo ka qenë e angazhuar me koncertet e turneut të saj “Phoenix” nëpër botë, pas udhëtimit në Japoni, ajo performoi në Britani para se të nisej në Kroaci.