Moderatorja e njohur, Fatma Methasani, ka qenë e ftuara speciale ditën e sotme tek “Rudina”. Ajo ka folur për vogëlushin e saj Noah dhe për të ardhmen e karrierës së saj. Mirëpo vëmendjen e mori gjesti romantik i Alfios, i cila e surprizoi Fatmën në studio me një tufë me trendafila.
“Zemra ime e vogël e kuqe! Ti bën gjëra të mëdha me dashuri të madhe. Faleminderit për të gjithë lumturinë që më ke sjellë dhe lumturinë që vazhdon më jep çdo ditë! Me ty ndihemi të sigurt dhe të dashuruar! Të duam shumë, babi Alfio dhe Noah!”, shkruhej në pusullë. Ky gjest e bëri Fatmën të emocionohej dhe të përlotej, por Alfio nuk e la me kaq. Ai u shfaq në studio dhe e befasoi sërish partneren me byrek me spinaq dhe djathë, i cili është i preferuari i saj.