Stresi është një nga reperët më të suksesshëm dhe më të dashur nga i gjithë publiku shqiptar dhe jashtë saj.
Reperi Stresi ka pasur sërish probleme me drejtësinë!
Një muaj pasi doli nga burgu i Fushë-Krujës, ai ka bërë një aksident në Prishtinë.
Reporteri.net mëson se ai ka goditur me veturë një këmbësore që po kalonte vijat e bardha.
Siç shihet në fotot e siguruara, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Qafa”.
Sipas mediave në Kosovë, gruaja ishte duke kaluar në vijat e bardha kur vetura e Stresit e goditi duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia ka mbarritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.