INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk i njoh ata që u zunë me Ervinin!’ Zbardhet dëshmia e Elvana Gjatës në Prokurori dhe zbulohen detaje të reja mbi ngjarjen në ish-Bllok [FOTO]

‘Nuk i njoh ata që u zunë me Ervinin!’ Zbardhet dëshmia e Elvana Gjatës në Prokurori dhe zbulohen detaje të reja mbi ngjarjen në ish-Bllok [FOTO]

Publikuar më: 12:27 29-11-2018

Pasi u rikthye në Shqipëri nga Gjermania për të dhënë dëshminë e saj në Prokurori, detaje të tjera janë zbuluar mbi përfshirjen e Elvana Gjatës, në ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, rreth një muaj më parë.

Sipas dëshmisë së këngëtares, ajo nuk i njihte personat që ishin konfliktuar me Ervin Matën, të fejuarin e saj.

“Shqiptarja.com” ka zbardhur dëshminë e saj lidhur me ngjarjen.

Në deklaratë thuhet që, Gjata pranoi se ishte e pranishme në 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ajo rrëfeu se ishte para lokalit “Monopol” pasi i dha çelësin e shtëpisë të fejuarit, Ervin Mata dhe takimi mes tyre u bë në trotuarin në ish-Bllok.

Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit, me të cilin kanë filluar të shtyhen.

Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Merviol Bilo.

Elvana është shprehur se nuk i njihet këta djem dhe nuk i kishte parë ndonjëherë më parë. Ajo u largua me makinë dhe nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur më pas.

Këngëtarja pohoi që komandon Merviol Bilo e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe të fejuarin e saj.

Në bazë të dëshmive të personave të pyetur, por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

elvanaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318