Kryeministri Edi Rama i ka hedhur dorashkën medias, duke u vetëshpallur fitues përballë saj. Konferencën e mbajtur në Kryeministri, ku kishte ftuar edhe gazetarët për të bërë pyetjet, Edi Rama e mbylli në këtë mënyrë.
“Ju falenderoj për praninë. Sic e shohin të gjithë jeni në punë,nuk jeni në bojkot. Bojkoti është i pamundur sepse pa mua nuk ushqeheni dot” u shpreh Rama.
Edhe pse gazetarët kishin pyetje për aktualitetin e ditës, por edhe për temën, Rama ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve onbllok.
‘Sa i përet pytejes së dytë kalojmë tek e treta” thotë Rama.
Kryeministri është shfaqur arrogant në ndaj gazetarëve në daljet e tij publike, ku nuk ka kursyer as ofendimet direkte. Ndërsa sot ironia kapërceu cdo kufi.
‘Pa mua nuk ushqeheni dot’, përsëriti Kryeministri
A është kjo një tentativë e kryeministrit për ti ikur debatit mbi çështjen Tahiri dhe për të zhvendosur fokusin e medias?
Një gjë mund të themi, kryeministri po ia del më së mirë në sulmin e hapur ndaj medias dhe gazetarëve.