INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i pranoi prindërit në Eurovision, ja çfarë kanë bërë ata kur Eleni mbërriti në shtëpi [FOTO]

Nuk i pranoi prindërit në Eurovision, ja çfarë kanë bërë ata kur Eleni mbërriti në shtëpi [FOTO]

Publikuar më: 10:32 20-05-2018

Eleni Foreira është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare më të komentuara tani për tani dhe shkak për këtë është bërë pjesëmarrja në Eurovizion si dhe çmimi i dytë që arriti të kapte në këtë spektakël me këngën e saj “Fuego”.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë kompeticion, babai i saj ka dhënë dhe një prononcim për mediat greke, ku ka treguar dhe shkakun se përse ai dhe bashkëshortja nuk ishin pran vajzës së tyre në Lisbonë të Portugalisë.

“Jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenar. Ne nuk shkuam sepse edhe ajo nuk donte që ne të shkonim. Ajo na tha në fillim, por si përfundim nuk donte. Ne mendojmë që ajo do fitojë, do marri vendin e parë. Në këto momente jam babai më i lumtur”, ka treguar Kristos Foureira për emisionin ‘Apokaliptika’.

Mirëpo të gjithë e diskutuan gjatë se përse Eleni nuk donte që prindërit e saj të shkonin me të në Lisbonë. Por pavarësisht vendimit të saj, ata kanë bërë një pritje madhështore për vajzën e tyre.

Eleni ka shpërndarë disa imazhe në Instastory, ku ka treguar se familja e saj i kishte përgatitur një tortë të madhe, në të cilën kishin vendosur një foto nga performanca e saj.

brenda.png

Përmbi të ajo kishte shkruar: “Surprizë, e dua familjen time”.

-640-0-5b005dc5d58cd.png-640-0-5b005dc73a635.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627