INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i zgjasin historitë e dashurisë! Këngëtarja shqiptare tregon PSE meshkujt kanë frikë të lidhen me të!

Nuk i zgjasin historitë e dashurisë! Këngëtarja shqiptare tregon PSE meshkujt kanë frikë të lidhen me të!

Publikuar më: 15:29 11-06-2020

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, të cilat sipas saj kanë qenë të shkurtra në të shumtën e herëve.

Në një intervistë për revistën ‘Healthy’, ajo ka treguar se për momentin është e fokusuar tek projektet dhe se nuk ka asnjë në zemrën e saj.

E pyetur në lidhje me raportet që ka pasur me djem të botës së showbiz-it, bukuroshja shqiptare u shpreh se fama ka ndikuar që ajo të heqë dorë nga meshkujt.

“Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkujt. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Dua të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, ka thënë Bebe për revistën.

Bebe-Rexha-Talks-About-Her-Grammys-Dress-Video.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492