Këngëtarja e famshme Xhensila Myrtezaj prej disa ditësh ka filluar zyrtarisht pushimet verore.
Këtë na e tregon me fotot e publikuara në rrjetet sociale, ku Xhensila nuk ka nguruar të dalë dhe me bikini.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar në Instastory disa foto ku shihet në një jaht teksa shijon shampanjën e veshur me rroba plazhi.
Përveç linjave perfekte, ndjekësve i ka tërheqr vëmendjen tatuazhi i saj në krahun e zemrës, ku shfaqet grafiku i rrahjeve të zemrës.
Kujtojmë që pak kohë më parë bashkëshorti i saj, Besi në një intervistë për IN Tv rrëfeu se në njërin krah ai ka bërë tatuazh frekuencat e zërit të Xhensilës kur ajo i thotë: ‘Të dua’.