INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ia përtoi! Ledjana poston foton me Mevlanin, Antonela i lë komentin EPIK!

Nuk ia përtoi! Ledjana poston foton me Mevlanin, Antonela i lë komentin EPIK!

Publikuar më: 22:29 22-02-2021

Pavarësisht debateve të forta që ndodhin në studion e “Për’puthen”, duket se në prapaskenë gjërat janë më qetë, ose të paktën kjo e dielë ka sjellë paqe mes Antonelës dhe Ledjanës.

Gjatë natës së mbrëmshme, Ledjana ka postuar në Instagramin e saj personal një foto selfie me Mevlanin. Bashkëngjitur fotos, ajo iu drejtua me një pyetje ndjekësve të saj: “A shkojmë?”

lediannaa.png

E teksa shumë fansa i komentojnë se janë “shumë perfekt” apo edhe “ju të kënaqni zemrat”, një tjetër koment ishte ai që tërhoqi menjëherë të gjithë vëmendjen.

Bëhet fjalë për një koment të Antonelës e cila nuk nguron aspak ta shfaqi xhelozinë edhe jashtë skenës duke komentuar pikërisht në këtë foto një “Jo” të prerë.

antonela1.png

antonela.png

Të shumta ishin reagimet në lidhje me këtë, ku viheshin re komente të tipit “Plas nga inati se ta mori Ledjana” apo edhe “plasi xhelozia”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111