Habit me deklaratën e saj, ish-pjesëtarja e ‘Pussycat Doll’: ‘Nuk ishim këngëtare, ishim pjesë e një rrjeti prostitutash’...
Ish-pjesetarja e një prej grupeve muzikore më të njohur në botë, ‘Pussycat Doll’ ka habitur të gjithë. Kaya Jones pretendon se ata ishin thjesht maskim për një rrjet prostitutash. Anëtarja e grupit i bëri komentet e saj pas skandalit seksual të producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein.
“E vërteta ime. Unë nuk isha në një grup vajzash. Isha në një rrjet prostitucioni. Oh, dhe ndodhte që këndonim dhe ishim të famshme. Por ndërkohë ata që na kishin në pronësi i bënin dollarët”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Kaya tha se ajo ka shkuar me këdo që i thonin.
“Me të gjitha ne është abuzuar. Dua që ‘mamaja kujdestare’ të na rrëfejë nga ferri se përse një nga vajzat e grupit kreu vetëvrasje”.
Themeluesja e grupit, Robin Antin tha se këto pretendime janë qesharake dhe të pështira. Ajo tha se Jones po kërkon momentin e saj të famës.