INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ishte në premierën e filmit të ri, Ermali “thumbon” Elvanën: Mirë ta bënë që…[FOTO]

Nuk ishte në premierën e filmit të ri, Ermali “thumbon” Elvanën: Mirë ta bënë që…[FOTO]

Publikuar më: 17:36 30-01-2020

Në Pallatin e Kongreseve është mbajtur dje premiera e filmit të dytë të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Në këtë event ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, por u vu re mungesa e mikes së Ermalit, Elvana Gjata.

Edhe pse nuk mund të ishte e pranishme në premierë, Mamaqi nuk la pa i thënë dy fjalë edhe për këngëtaren e njohur, duke u shprehur se edhe ajo ka një kontribut të barabartë me të në këtë sukses.

Por me shaka, Ermali vendosi që edhe ta thumbonte pak atë, duke i kujtuar çmimin e dytë që mori në Festivalin e RTSH-së. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale nga të pranishmit në event, Ermali dëgjohet të thotë: “Dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua për këtë sukses, faleminderit shumë Elvana Gjata. Elvana Gjata nuk ia doli të vinte sot, sepse kishte një angazhim shumë të madh dhe meqë nuk ia doli, po i them nga kjo skenë: Mirë ta bënë që të vunë dysh!”.

Ndërkohë Elvana për t’i uruar suksese mikut të saj, ka publikura në “Instastory” dy video ku shfaqet së bashku me të në motor. “Të dua Ermal Mamaqi. Sot ngre një standard të ri! Bravo bravo bravo!”, shkruan Gjata në video.

VBGG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061