Deri më tani është raportuar gjithmonë për përmbytjet por asnjëherë nuk i kemi parë kaq reale. Një gazetar pakistanez zgjodhi një mënyrë të veçantë të raportiit të lajmit.
Azadar Hussain, raportoi live nga një zonë e përmbytur në Pakistan, ku qëndroi i zhytur në ujë dhe i dukej vetëm koka dhe mikrofoni.
"Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indus është vazhdimisht në rritje dhe ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore", tha reporteri gjatë lidhjes direkte me studion e lajmeve.
Raportimi i tij solli shumë komente në mediet sociale dhe jo vetëm. Shumë persona komentuan sigurinë e rrezikuar të gazetarit, ndërsa të tjerë e panë si një standard të ri të raportimit të lajmeve.