INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk iu bind urdhërit të policit italian, e qëllon shqiptarin në kokë

Nuk iu bind urdhërit të policit italian, e qëllon shqiptarin në kokë

Publikuar më: 15:31 25-02-2017

Gjatë një kontrolli rutinë, një shqiptar nuk i është bindur policisë italiane dhe ka tentuar të largohet. Si pasojë ai është qëlluar me plumb në kokë nga polici italian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Monte San Giusto të Italisë, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një djalë rreth 30 vjeç dhe se nuk ka patur me vete asnjë mjet identifikimi. Aktualisht i riu shqiptar është klinikisht i vdekur dhe po lufton për jetën, si pasojë e plumbit që ka marrë në kokë.

Mësohet se shqiptari ishte në kërkim nga karabinierët italianë për një vjedhje, ndërsa në makinë ishte bashkë me dy persona të tjetër. Këta të fundit kanë arritur të largohen me shpejtësi.

Po ashtu, gjatë kontrollit në makinën e tyre tip Fiat Bravo është gjetur një levë dhe një kaçavidë.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594