Një parashutiste ka rënë mesditën e sotme në afërsi të Plazhit të Ri. Shkak i problemeve me parashutën kanë qenë rrymat e ajrit, ndërsa e reja ka rënë për fat të mirë në rërë. Pas ngjarjes ajo është dërguar në spital me shpejtësi dhe nga të dhënat e para ndodhet në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 13:30, gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë, një shtetase është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia D.J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës.”