INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk jam bi”! Miley Cyrus rrëfen seksualitetin e saj të pazakontë [FOTO]

“Nuk jam bi”! Miley Cyrus rrëfen seksualitetin e saj të pazakontë [FOTO]

Publikuar më: 15:56 11-10-2016

Miley është një libër i hapur...shumë i hapur.

Iu deshën vite, por më në fund ajo ka arritur ta kuptojë veten dhe seksualitetin e saj. Një personazh gjithmonë kontrovers, e cila i tronditi të gjithë me transformimin e papritur nga një vajzë e adhurueshme si Hannah Montana në trasgresiven Miley Cyrus që bën çdo çmenduri që i vjen në mendje. Tashmë ajo rrëfehet për fëmijërinë e saj dhe tregon që asgjë nuk ka qenë aq e lehtë sa mund të mendohet. Sot ajo është një aktiviste LGBT shumë e apasionuar, por dikur nuk e dinte se çfarë preferencash seksuale kishte. Miley tregon për revistën Variety, ku ka dalë dhe në kopertinë, se gjithmonë e ka urryer fjalën “biseksuale” sepse kurrë nuk është ndjerë e tillë, pasi thjesht nuk mund t’i kategorizonte njerëzit në meshkuj apo femra. Kështu ajo nuk kuptonte as gjininë e saj, ndërkohë që rrëfen se lidhja e saj e parë ka qenë me një femër. Tani Miley tregon se është panseksuale, një person që nuk limitohet në vetëm një preferencë seksuale apo gjini. Më e lehtë për ta thënë se për ta kuptuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037