INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk janë ato që mendoni! Meshkujt tregojnë se çfarë i tërheq tek vajzat dhe do të habiteni!

Nuk janë ato që mendoni! Meshkujt tregojnë se çfarë i tërheq tek vajzat dhe do të habiteni!

Publikuar më: 19:37 31-08-2018

Nuk është sekret që çdo grua kërkon perfeksionin. Moda dhe produktet kozmetike e kanë ndihmuar shumë gjininë femërore që të arrijë perfeksionin për sa i përket pamjes së jashtme. Nga ana tjetër meshkujt edhe pse vajzat përpiqen të duken perfekte në sytë e tyre, ata nuk i kushtojnë shumë rëndësi detajeve të vogla. Meshkujt thjesht vënë re aromën tuaj dhe çfarë të brendshme keni veshur. Bright Side na tregon një listë të gjatë se çfarë ju tërheq vëmendjen meshkujve tek vajzat.

Të brendshmet

"Më gjeni një mashkull që nuk i pëlqen të brendshmet e bukura". Të gjithë meshkujt i vënë re ato kështu që, vajza është koha për të investuar për disa të reja.

Duhanpirja

80% e meshkujve nuk i pëlqejnë vajzat duhanpirëse. Disa të tjerë mendojnë se është diçka normale dhe është e drejtë e gruas të bëjë çfarë të dojë. Mirëpo, në syrin e një mashkulli një vajzë që konsumon duhan nuk duket aspak bukur. Vajza është koha për të lënë duhanin.

Grimi

Meshkujt bien dakord në një pikë: grimi. Shumica e tyre nuk e pëlqejnë grimin e rënduar. Një grim natyral me ngjyra sa më të buta është ideali, sipas meshkujve.

Qerpikët

Disa meshkujt mendojnë se qerpikët falso i bëjnë vajzat të duken bukur dhe shumë tërheqëse. Mirëpo, ka edhe nga ata djemë që mendojnë se është e ekzagjeruar vendosja e qerpikëve.

Vetullat

Shumica e meshkujve nuk i pëlqejnë vetullat e lyera. Gjithsesi, ata i kushtojnë rëndësi këtij detaji në fytyrën e vajzës. Disa meshkuj i pëlqejnë vetullat e kuruara, kur ato janë lyer në perfeksion.

Thonj të pastër

Meshkujt nuk i kushtojnë rëndësi ngjyrës së thonjëve të një vajze. Për ata është e rëndësishme që të jenë të pastër, kaq. Mirëpo, ata meshkujt që i vënë re këto detaje, nuk i pëlqejnë thonjt me shumë ngjyra. Sa më thjesht aq më bukur.

Parfumi

Shumica e meshkujve i kushtojnë rëndësi parfumit të një gruaje. Aroma e një vajze është diçka që meshkujt e mbajnë mend dhe nuk e harrojnë, sipas revistaclass. Gjithsesi, meshkujt tregojnë se parfumi i një vajze nuk duhet të jetë shumë i rëndë. Ata nuk pëlqejnë vajzat që lahen në parfum.

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916