Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi, ka në dorë një projekt të ri, kësaj here si producent. Në bashkëpunim me Elvana Gjatën, dyshja do të sjellë shumë shpejt në ekranet tona filmin që do të titullohet “Dy gisht mjalt ”, do të jetë një komedi, por është zbuluar se do të marrin pjesë dhe shumë aktorë të tjerë të njohur.
Mirëpo Julian Deda ka treguar se përse nuk do të jetë ai që do të marrë pjesë në kastin e aktorëve. Në lojën pyetje-përgjigje në Instagram, Juli i është përgjigjur fansit, se arsyeja është se Ermali nuk ka lekë.