Sindi është njëra nga konkurrentet e përfshira më së shumti në debate brenda programit, si me konkurrentët ashtu edhe me opinionistin Arjan Konomi. Në sondazhet e bëra shpesh nga programi, ajo dilte si njëra nga konkurrentet më pak të pëlqyera nga publiku.
Në një bisedë me ndjekësit së fundmi ish-konkurrentja ka vendosur të publikojë disa nga komentet negative dhe t’u përgjigjet atyre.
‘’Nëse do ishe kaq perfektë sa thua s’do përdorje 700 filtera, photoshop, overline etj’’, shkruan në mesazhin që Sindi ka vendosur t’i përgjigjet duke publikuar një fotografi që sipas saj është pa efekte.
Në një tjetër mesazh Sindi kritikohet se nuk publikon mesazhet negative.
‘’Pse nuk i publikon mesazhet negative me siguri ke me shumicë’’, thotë ndjekësi, të cilit Sindi ka vendosur t’i përgjigjet kështu: ‘’Jo nuk kam me shumicë në fakt. Ato që janë preferoj të mos i përgjigjem se janë nga i njëjti account ose janë sharje ordinere që si hyjnë askujt në xhep’’.