INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk je e bukur”, Hailey Bieber rrëfen se si Miley Cyrus e bëri viktimë të bullizmit [VIDEO]

“Nuk je e bukur”, Hailey Bieber rrëfen se si Miley Cyrus e bëri viktimë të bullizmit [VIDEO]

Publikuar më: 18:52 10-12-2018

Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Miley Cyrus u shfaqën së bashku në një seri episodesh të “Carpool Karaoke”. Të gjithë ne e dimë për miqësinë e Hailey me Miley dhe nuk e prisnim deklartën që modelja dha për shoqen e saj. Hailey ka rrëfyer se Miley e ka bërë të ndihet keq kur ka qenë e vogël sepse nuk ishte dhe aq e bukur. 

Modelja e famshme e cila pak kohë më parë lidhi kurorë me Justin Bieber tregoi se Miley e ngacmonte dhe e trajtonte keq duke e bërë kështu viktimë të bullizmit. “Ti dhe motra ime më mbyllnit brenda në dollap dhe luanit së bashku. Ka patur raste kur më ke bërtitur dhe ofenduar” ,-tregoi Hailey ndërkohë që Miley ka pranuar gjithçka.

“Kam qenë shumë e keqe me ty, por duhet të pranosh se të bëra më të fortë, pa mua nuk do ta kishe përballuar dot presionin e industrisë” ,-përfundoi Miley.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838