Arbana Osmani është një ndër moderatoret më simpatike dhe të talentuara të ekranit. Kohët e fundit ajo është vendosur në qendër të mediave për shkak të ndarjes me bashkëshortin dhe historinë me regjisorin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’.
Ajo shpeshherë është kritikuar gjithashtu edhe për pamjen e saj të jashtme. Në foton që ka hedhur dje në Instagram ajo ka marrë një koment ku e vlerësonin për shpirin e saj, por jo për pamjen e jashtme. “Arbana ti je shumë e bukur nga sjellja dhe nga shpirti, por jo nga fytyra. Hajt le të themi, je simpatike”, ka qenë ky komenti.
Moderatorja simpatike nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje, por ama një përgjigje epike. “Hajt bereqavers!”, i ka kthyer Arbana.