Ata shfaqën slogane kundër Donald Trump. Ata "u zbrazën" në rrugët e qyteteve.
Ata u mblodhën në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, të shkurajuar dhe të zhgënjyer. “Nuk je Presidenti im, jo sot”, shumë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës klithën dhe ulëritën. Në qytete të mëdha, nga Bostoni deri në Los Angeles, mijëra demonstratorë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në protesta pasi rezultatet e zgjedhjeve vunë në kryë të shtetit bilionerin e pronave të patundshme. CNN raporton se sipas policisë të paktën 5 mijë persona protestuan në New York, ku shumë prej tyre u rreshtuan jashtë kullës Trump. Shumë prej protestave u zhvilluan në qytete që njihen si bastione të mëdha demokratike : Atlanta, Austin, Texas, Boston, Chicago, Denver, Philadelphia, Portland, Oregon, San Francisco, Seattle dhe Washington. Shumë protestuan me gjuhë vulgare, të tjerë i thanë jo një “ShBA-je fashiste”, ndërsa kishte dhe nga ata latinë që ulërinin “Unë nuk do të jetoj me frikë”. Ndërkohë Presidenti Obama dhe kandidatja e mundur demokrate Hillary Clinton u kanë kërkuar njerëzve që të mbështesin Trump dhe t’i japin atij një mundësi, por deri tani duket se nuk janë dëgjuar.