Mesa duket Dua Lipa ka tashmë një lajm shumë të mirë për të gjithë shqiptarët.
Siç edhe mund ta keni dëgjuar, festivali “Sunny Hill” prej vitesh mbahet në Kosovë dhe organizatori kryesor është pikërisht babai i Dua-s, Dukagjin Lipa.
Ndërsa për ata që nuk kanë dëgjuar më parë rreth festivalit në fjalë, vlen për t’u theksuar se historikisht është organizuar në parkun e Gërmisë.
Përmes një postimi në Instagram, Dua ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, ndërkohë ende nuk dihet cilët do jenë artistët e tjerë që do performojnë në skenën e madhe në fjalë.