INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk jeni inteligjentë? Ja ilaçi që ju bën të tillë

Nuk jeni inteligjentë? Ja ilaçi që ju bën të tillë

Publikuar më: 19:41 07-10-2016

Nëse mendoni se keni një nivel inteligjence të ulët, tashmë është gjetur një zgjidhje.  Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, kanë zbuluar ilaçin me emrin Modafinil,  i cili mundëson rritjen e IQ-së te njeriu.

Studiues të ndryshëm kanë kryer eksperimente tek individë me koeficient të ndryshëm inteligjence dhe kanë vërejtur se konsumi i modafinilit sillte përfitime të dukshme në zonat e trurit, të cilat janë përgjegjëse për njohjen, planifikimin, mësimin, kujtesën dhe aftësitë krijuese.

Personat që morën këtë medikament i përmbushnin më mirë detyrat që shkencëtarët u vendosën të studiuarve, krahasuar me ata që nuk përdornin modafinilin. Përpos kësaj të mirë, ky ilaç ka edhe efekte anësore, si dhimbje stomaku, pagjumësi apo dhembje koke.

Shkencëtarët kanë vendosur mos ta nxjerrin në shitje këtë produkt për dy arsye:

-Nuk dihet akoma se çfarë ndodh me personin që e konsumon çdo ditë të vitit.               
-Kjo gjë mund të shihet si hile apo mund të çojë në nënvlerësim të librave dhe dijeve që merren në shkollë.

Deri kur shkencëtarët të vendosin ta nxjerrin në shitje Modafinilin, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçsë të lexojmë për të rritur nivelin e inteligjencës. 

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947