INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ju do shoqëria? Ja 5 sekretet për të qenë një njeri i këndshëm

Nuk ju do shoqëria? Ja 5 sekretet për të qenë një njeri i këndshëm

Publikuar më: 21:05 05-02-2017

Të jesh një person interesant dhe i këndshëm, mund të ta keni më të lehtë të takoni njerëz të tjerë, të bëni shokë, dhe mund të ndikojë për mirë në karrierën tuaj. Kjo ju lejon të krijoni lidhje dhe t’i mbani ato. Njerëzit dëshirojnë të rrethohen nga persona të cilët i pëlqejnë. Ja 6 sekretet për t’u bërë një përson i këndshëm:

1-Ji i interesuar                
Dëshironi të jeni interesant? Hapi I parë është se duhet të jeni të interesuar. Gjeni gjëra që ju interesojnë. Bëjë atë një hobi, flit rreth saj, provo gjëra të reja që të shikoni nëse të tjerët i pëlqejnë ati. Jini të interesuar për të ditur sa më shumë rreth personave të tjerë, dhe gjërave që ata pëlqejnë të bëjnë. Dhe më pas, flit me ta për këto gjëra.

2-Dëgjo                               
Njerëzit më joshës janë shpesh ata njerëz që flasin pak. Njerëzit zakonisht duan të flasin për veten e tyre dhe nuk janë dëgjues të mirë. Lërini njerëzit rreth jush të flasin, interesohuni në atë çfarë thonë. Mësoni rreth tyre duke i pyetur rreth interesave personale. Herën tjetër që do e takoni këtë person, do të keni një bisedë më të këndshmë, pasi keni për çfarë të flisni.

3-Thuaj vetëm “Po”                       
Thuaj Po për shumë gjëra, edhe nëse mund të jenë të mërzitshme ose të panjohura. Jeta është e shkurtër, të thuash po, mund të hapë dyer të reja, ndërkohë që ju jep një perspective positive për jetën.  “Po” do t’ju ndihmojë të bëni aktivitete interesante, kështu që nuk duhet të ndaloni asnjëherë së mësuari gjëra të reja. Nëse ndokush ju kërkon për të ndjekur një leksion kulturor, thuaj “Po”.               

4- Përgatitni më para disa tema diskutimi                             
Njërëzit më intrigues kanë tema për të diskutuar apo histori për të treguar. Para se të shkoni në një festë apo një aktivitet me grupin, përgatitni 3 ose 4 tema apo histori për të treguar, që kur biseda të ngecë, të merrni ju situatën në dorë. Shmangni temat që kanë të bëjnë me karrierën tuaj apo ato që ndjellin ndjenja negative. Mos jini të mërzitshëm kur tregoni historinë tuaj, jini interesant dhe gazmor.

5-Jini karizmatik                               
Karizma e mbush një dhomë me energji. Toni i zërit, gjuha e trupit që përdorni mund të tërheqë njerëzit ose t’i largojë ata. Qeshni, buzëqeshmi, adaptojeni zërin tuaj me situatën, lërini veprimet e tua të vijnë natyrshëm. Njerëzit do të ndihen më mirë, kur ju të jeni të apasionuar pas jetës. Gjëja më e rëndësishme për t’u bërë një person i këndshëm, është dëshira për të jetuar një jetë interesante. Shijojeni jetën në maksimum! 

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482