INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ju duhet viagra për EROS! Njihuni me 3 ushqimet afrodiziake që ndezin dëshirën seksuale

Nuk ju duhet viagra për EROS! Njihuni me 3 ushqimet afrodiziake që ndezin dëshirën seksuale

Publikuar më: 18:01 22-02-2019

I vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Stimuluesi i dytë fshihet mbi tryezë. Të gjithë e dimë se ushqimet afrodiziake kanë aftësinë të provokojnë dëshirën seksuale. Kjo e fundit bazohet në dy përbërës thelbësorë: fiziologjik, që lidhet me faktorët metabolikë të organizmit, dhe psikikë, që lidhen me stimujt e karakterit emotiv. Ja një listë me disa prej ushqimeve që e kanë më të fortë këtë efekt:

1.Midhjet/ Që në antikitet, midhjet njihen për aftësitë e tyre afrodiziakë. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar substanca të veçanta kimike që të argumentojnë nxitjen seksuale që shkaktojnë.

2.Çokollata/ Nëse mendon për një ushqim afrodiziak, e para që të vjen në mendje është çokollata. Kakaoja ka në përbërje substanca që nxisin eksitimin si teobromina dhe feniletilamina. Për t’u pasur parasysh është edhe sasia e bollshme e antioksidantëve që gjenden tek çokollata.


3.Bajamet/ Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale. Por bëni kujdes me kaloritë, pasi mund ta gjeni veten shumë pasionant, por edhe me më shumë kile.

Article Logic
Execution time: 0.0038912296295166