INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ju ecin fare takimet me dikë që pëlqeni? Bëni këto 6 gjëra si amerikanët!

Nuk ju ecin fare takimet me dikë që pëlqeni? Bëni këto 6 gjëra si amerikanët!

Publikuar më: 12:09 15-02-2018
Ju që jeni zhgënjyer shpesh nga takimet e dështuara me dikë që pëlqeni, keni mundësinë të bëni disa gjëra që ndoshta mund t’ju ndihmojnë të keni më shumë sukses.
Sipas amerikanëve, janë disa këshilla se çfarë  mund të bëni ndryshe kur të takoni dikë që jua heq trurin.
1. Vizitoni një park në mbrëmje
Rreth  80.7% e amerikanëve që jetojnë  në një zonë urbane, zgjedhin të shkojnë të shikojnë qiellin në mbrëmje. Nëse do jeni me dikë që pëlqeni, kjo mund të jetë një ide interesante për t’u afruar me të. Merrni një batanije dhe qëndroni së bashku duke biseduar në qetësi.
2. Shkoni në ndonjë vend që ka aktivitete të ndryshme
Mos zgjidhni thjesht një lokal për të pirë diçka. Shkoni diku që mund të ketë pishinë dhe sfidoni njëri-tjetrin në not. Sipas intv.al  është një mundësi e mrekullueshme për të kaluar mirë me këtë person që pëlqeni. 
3. Zgjidhni të shikoni ndonjë koncert 
Nëse prenotoni të shkoni së bashku të dëgjoni ndonjë grup muzikorë , do jua shtojë edhe më shumë emocionet ndaj njëri-tjetrit.  Diçka ndryshe do jua bëjë edhe më interesant takimin.
4. Shkoni në plazh edhe në stinën e dimrit
Emocionet pozitive që të jep plazhi në çdo stinë janë të shumta. Mos u trembni nga i ftohti, por shijojeni vendin. Do jetë qetësi dhe duket mjaft romantike.
5. Humbni pa destinacion
Merrni makinën dhe nisuni pa ndonjë destinacion të caktuar. Nuk ka rëndësi vendi që do shkoni, mjafton të humbisni në aventurën tuaj. Kjo do i japë edhe më shumë adrenalinë njohjes  suaj.
6. Shkoni bëni ngjitje në mal
Sa më shumë aventura, aq më mirë do t’ju bëjë. Largohuni nga kafet e përditshme, sepse duke bërë gjëra së bashku, mund të njiheni edhe më mirë.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389