INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ju shkon mendja! Ja çfarë vënë re meshkujt në shtrat

Nuk ju shkon mendja! Ja çfarë vënë re meshkujt në shtrat

Publikuar më: 17:52 11-09-2018

Sytë dhe fytyra

Meshkujt i duan sytë, sepse siç thuhet – ata janë pasqyrë e shpirtit. Dhe kur zhvisheni ai do të shikojë se si po e shikoni ju. Ajo që ai do të kërkojë dhe që me siguri e keni ndezur edhe më shumë, është dëshira e flakët për to.
Njësoj është edhe me gjithë fytyrën tuaj – sa më shumë kënaqësi të shohë në të, aq më mirë. Ai ju shikon…

Lëvizjet

Ankth i madh për çdo femër është krahasimi i shkathtësive të tyre me ato të ish-partnereve. Mirëpo, këtë në fillim e bën secili mashkull.
Kjo nuk do të thotë që ai ju kritikon, por vetëm dëshiron t’i shohë lëvizjet tuaja.

Ai vetëm di se ç’ka pasur më herët dhe dëshiron që ju të bëni diçka ndryshe, që do t’i përshtatet. Kjo mund t’ju duket si presion i madh, mirëpo na besoni që nuk është ashtu. Meshkujt lejojnë të gjitha lëvizjet, për të cilat ndihen mirë, ndërkaq ju vetëm përpiquni pak më shumë.

Vetëbesimi

Edhe një gjë të cilën meshkujt e vërejnë tek femrat, kur është fjala për seksin – nivelin e vetëbesimit. Nuk ka lidhje a keni celulit apo jo, ndonjë kilogram më tepër apo më pak, çfarë frizure keni aty poshtë etj…
Nëse ju ndiheni mirë me vetveten dhe e jeni e dëshirueshme, ajo është që ai dëshiron dhe e kërkon. Meshkujt nuk i duan femrat të cilat nuk kanë vetëbesim, sepse femrat e tilla nuk dëshirojnë të provojnë gjëra të reja, duke pasur parasysh preokupimin me mangësitë e veta.

Aroma

Aroma ka fuqinë që t’ia ndezë afshin, por edhe mund t’ia ulë. Kini kujdes që gjithmonë të keni aromë të mirë dhe harroni mangësitë, të cilat ai as që do t’i vërejë.
Dorëzojuni dhe kënaquni, e keni merituar.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047