INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk justifikoi pasurinë, njihuni me Artur Selmanin, prokurori që u shkarkua sot nga KPK

Nuk justifikoi pasurinë, njihuni me Artur Selmanin, prokurori që u shkarkua sot nga KPK

Publikuar më: 11:28 26-11-2018

Shkarkohet nga detyra Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar prokurorin pasi ai nuk ka arritur të justifikojë pasurinë.

Artur Selmani ishte një nga 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

KPK duke iu referuar DSIK është shprehur se Selmani është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ndaj tij ka pasur ankesë nga familjarët e viktimave në Cole të Vlorës. Familjarët pretendojnë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit.

Prokurori ka thënë në seancë se ai ka hetuar ngjarje të vitit 1997 si dhe Lulzim Bashën për tenderin e pasaportave.
“Kam hetuar Lulzim Bashën për tenderin e pasaportave dhe Arben Ndokën kur u godit një deputet. Prokurori i përgjithshëm me urdhëroi te publikoja videon kur u godit një deputet. Më larguan, më transferuan te prokuroria e Tiranës. Unë po mbroja interesat e te pandehurve”- ka thënë ai.

Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

Article Logic
Execution time: 0.0028550624847412