Fatmir Mediu, kreu i Republikanëve nuk e ka firmosur ende lënien e mandatit.
Në media po aludohet për një ‘tërheqje’ të Mediut por ky i fundit i mohon kategorikisht këto zëra.
Në një bisedë telefonike me gazetaren e newsbomb.al, nga Vjena, Mediu sqaron se nuk e ka firmosur ende lënien e mandatit pikërisht për faktin që prej dy ditësh ndodhet në Vjenë.
“Jo vetëm që nuk kam ndryshuar mendje, por e solla zërin e protestës edhe këtu në Vjenë. Kur të vij do ta firmos. Unë e kam shprehur qendrimin tim’, tha Mediu për newsbomb.al.