Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së dytë të kampionatit në Kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit. E barabartë jo vetëm në rezultat, por edhe në shanset e krijuara, ka qenë sfida mes dy ekipeve që rivalizuan sezonin e kaluar për titull. Për 90 minuta loja ka qenë pothuajse e barabartë në të dyja kampet, por asnjëra nuk ka mundur të gjejë golin në këtë takim.
Me vetëm një pikë në këto dy ndeshje të para, skuadra e kuqe renditet në vendin e parafundit të klasifikimit, duke lënë pas vetëm Lushnjën, e porsa ngritur në superior. Nga ana tjetër, skuadra e Kukësit ka marrë një pikë të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë përballë një rivali direkt. Për 90 minuta loja ka qenë pothuajse e barabartë në të dyja kampet, por asnjëra nuk ka mundur të gjejë golin në këtë takim. Edhe pse ka patur disa raste gjatë lojës, skuadrat kanë ndarë pikët mes tyre ku Partizani merr pikën e parë, ndërsa Kukësi ngjitet tashmë në kuotën e 4 pikëve.