Laci dhe Kukësi kanë nisur ndeshjen me mjaft rivalitet midis palëve, kjo jo vetëm për përplasjet që kanë patur skuadrat në vitet e fundit, por edhe për pozicionet në tabelën e klasfikimit. Pjesa e parë është mbyllur pa gola. Ndërkohë në pjesën e dytë mes rivalitetin spotiv dhe kartonëve të verdhë të akorduar nga kryesori Meta, Kukësi ka gjetur rrugën e golit me penallti të shndërruar në gol nga Karioka. Laci mundohet për minutat në vazhdim dhe në minutën e parë shtesë vjen goli i barazimit nga ana e Mustafës, i cili godiet në hyrje të zonës fortë duke përshëndetur trekëndëshin e djathtë të portë së mbrojtur nga Koliqi.
Skuadra e Vllaznisë ka arritur të marrë një fitore e cila thuajse i mbyll të gjitha llogaritë për shpëtimin e sezonit. Shkodranët likujduan brënda 15 minutave Tërbunin duke e mposhtur me rezultatin 2-0 në fushën e tyre. Takimi i zhvilluar në “Reshit Rusi” foli totalisht për vendasit që e dominuan nga fillimi deri në fund, teksa miqtë pukjanë ishin të pafuqishëm për të reaguar. Golat u shënuan nga kapiteni Shtubina dhe mbrojtësi Cicmil.