U duk sikur ndeshja po mbyllej me fitoren e Flamurtarit, por vlonjatët janë befasuar në fundin e ndeshjes ndaj Skënderbeut, teksa Muzaka barazoi rezultatin në mënyrë të befasishme. Skuadra e Duros zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar në 45 minutat e para, teksa gjeti dhe golin e avantazhit. Në minutën 38 pas një goditje dënimi është Bici, i cili arrin ta shtyjë topin në rrjetë pas një goditje me kokë të Sidibe.
Fraksioni i dytë i ndeshjes është i hapur me raste në të dyja protat. Vlonjatët shënojnë sërish me Bushiç, por arbitri e anulon golin për një faull ndaj portierit Shehi. Korçarët pas një aksioni nga e djathta gjejnë golin me Muzakën, i cili goditi bukur me kokë brenda zonës në minutën e 88-të.
Ndërkohë dy sfidat e zhvilluara në orën 14:00, midis Kamzës dhe Kukësit kanë përfunduar në shifrat 2-2 dhe Laçi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0.