Partizani dhe Skënderbeu janë ndarë në barazim pa gola në duelin e luajtur sot në “Selman Stërmasi”. Ndeshja nisi më mirë për Partizanin, që shënoi me anë të Prognit, në minutën e 4′, por goli i tij ishte i parregullt për pozicion jashtë loje.
Ndeshja pati raste të pakta nga të dyja ekipet, të cilat rrezikuan shumë pak. Në minutën e fundit të takimit, Xhevair Sukaj kishte shansin të shënonte, por lojtari i “fali” korçarët, pasi goditja e tij ishte shumë e lehtë dhe qëndrore.