Prej javësh tashmë në media po qarkullon lajmi i ndarjes së Arbana Osmanit nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një djalë. Dhe së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar një tjetër lajm sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ku në mediat rozë është folur shumë për këtë romancë të mundshme, Arbana s’ka dhënë asnjë shpjegim, por duket shumë e lumtur.
Por një koment i Arbanës ka bërë fansat që të dyshojnë sërish. Eduart Grishajt, iu besua që të kujdesej për klipin e Xhensila Myrtezaj dhe të Pirro Çakos.
Kënga titullohet “Sekreti im” dhe klipi i saj është xhiruar në Venecian e bukur italiane dhhe Grishaj shkroi për videoklipin në një postim në Instagram:
“Sekreti im” video e re. I lumtur që kam sjellë ashtu siç e kisha imagjinuar këtë këngë që kur e kam dëgjuar për herë të parë. Xhensila Myrtezaj ti ke jo vetëm një zë të mrekullueshëm, por zbulova tek ti dhe një talent të lindur si aktore. Pirro Çako të punoja me ty ishte një kënaqësi, për atë që ti përfaqëson si njeri dhe si artist”.
Nuk kishte si të mungonte urimi i Arbana Osmanit:
“Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj”.
Më bukur se kaq, nuk mund të fliste.