INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka fund sherri! Fjoralba Ponari jep goditjen e fundit për Olti Currin: ‘Një vakt e hëngri prej meje’

Nuk ka fund sherri! Fjoralba Ponari jep goditjen e fundit për Olti Currin: ‘Një vakt e hëngri prej meje’

Publikuar më: 09:02 15-07-2019

Fjoralba Ponari është kthyer në një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.

Ajo është gjithashtu mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku shpesh komunikon dhe me ndjekësit e saj.

Disa javë më parë, moderatorja dhe opinionisti Olti Curri kanë pasur një debat së bashku e cila nisi nga një lapsus që Fjoralba bëri në emision, gjë që nuk i kaloi pa e kapur këtë detaj Olti Curri i cili e ironizoi atë nëpër rrjete sociale.

"Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi..."- është shprehur Fjoralba.

"Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si... si ta them..."- e ka vazhduar Olti në një video të postuar, dhe mjaftoi kjo që menjëherë të nisnin replikat mes tyre në Instagram të cilat bënë bujë nëpër media.

Ditën e djeshme në emisionin “E diell”, Dalina Buzi e ka pyetur Fjoralbën për këtë situatë që është krijuar mes saj dhe Oltit, por Fjoralba nuk ka nguruar aspak që ta sqarojë këtë gjë.

“Nuk dua ta trajtoj si rast specifik, sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj. Për sa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll.”- është shprehur moderatorja.

 

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498