INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka lidhje fare me modelimin! Adrola Dushi kishte ëndërr këtë profesion, por dështoi [FOTO]

Nuk ka lidhje fare me modelimin! Adrola Dushi kishte ëndërr këtë profesion, por dështoi [FOTO]

Publikuar më: 10:51 24-07-2019

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesioanle po ashtu dhe nga ajo private.

Shumica prej nesh me siguri kanë ëndërruar shumë gjëra, por kanë përfunduar duke bërë një punë të mirë, por larg asaj që ëndërronin fëmijë, kjo gjë ka ndodhur dhe me modelen e njohur, Adrola Dushi.

Së fundmi, në një intervistë për Prive, Adrola u shpreh se nuk ka dashur të bëhej modele, por arkitekte.

“Jam rritur në një qytet të vogël dhe unë kam thënë gjithmonë jam fanatike dhe nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem modele. Nuk e di se si jam bërë modele apo miss. Ëndrra ime ishte të bëhesha arkitekte, ngaqë vëllai im ka studiuar për arkitekturë dhe e adhuroja punën që ai bënte. Më dështoi, nuk i dihet kurrë jetës por momentalisht jam modele" -është shprehur Adrola.

768full-adrola-dushi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998