INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka më dhimbje gjatë ciklit, ja mënyra

Nuk ka më dhimbje gjatë ciklit, ja mënyra

Publikuar më: 19:42 25-04-2016

Femrat tashmë nuk do të kenë më nevojë të përdorin qetësues ose të mbajnë shishe me ujë të nxehtë për të eleminuar dhimbjet që shkaktohen si pasojë e ciklit menstrual.

Kompania “iPulse Medical” ka menduar për femrat dhe ka krijuar një pajisje e cila u jep fund dhimbjeve të tyre.  Kjo pajisje quhet “Livia” dhe sipas kompanisë, ajo e eleminon dhimbjen vetëm me anë të shtypjes së një butoni.

Paisja është tepër e lehtë për t’u përdorur, mjafton të vendosni dy elektrodat në vendet ku ndjeni dhimbje dhe ta ndizni.

Krijuesit e saj thonë se efektet zgjasin deri në 15 orë dhe mund të kontrollohet në bazë të nivelit të dhimbjeve që keni. Livia po zhvillohet me anë të donacioneve dhe synon të dalë në treg në Tetor të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668