Bora dhe Donaldi kanë qenë çifti më i komentuar gjatë muajve të fundit. Puthja e famshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe më pas ndarja e tyre përmes ekranit, ka mbajtur shqiptarët të mbërthyer pas të rejave të fundit të çiftit.
Disa ditë më parë u tha se Donaldi dhe Bora ishin takuar në shtëpinë e moderatores, pasi automjeti i aktorit ishte parë poshtë pallatit të saj.
Më pas u aludua se çifti kishin udhëtuar bashkë drejt Zvicrës, mirëpo as Donaldi dhe as Bora nuk kanë reaguar në lidhje me këto thashetheme.
Dhe sa i përket titullit të këtij lajmi, epo GËZUAR 1 PRILLIN!