Liam Hemsworth ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshortja Miley Cyrus, 11 ditë pasi çifti njoftoi ndarjen e tyre. Ata u martuan vetëm shtatë muaj më parë.
Aktori 29-vjeçar dorëzoi dokumentet në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën.
Çifti i famshëm ka firmosur një marrëveshje martesore sipas TMZ, kështu që të ardhurat e tyre individuale gjatë martesës do të mbeten të ndara.
Miley dhe Liam nuk kanë fëmijë së bashku, ndaj pritet që divorci të finalizohet shpejt.
Liam përfaqësohet nga avokatja që përfaqëson divorcet e të famshmëve Laura Wasse.
Një ditë para se të konfirmonte ndarjen më 10 gusht, Miley u fotografua duke u puthur me Kaitlynn Carter, gjatë një udhëtimi në Itali.
Disa ditë më vonë u ngritën akuza për tradhti, mes spekulimeve se çifti ishte ndarë muaj më parë.