Eros Grezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe këtë e konfirmoi vetë Ajsel përmes një instastory, ku thotë se ata tani i lidh vetëm djali i tyre Kian.
Çifti, që u kurorëzuan në fshehtësi, kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollisti dhe këngëtarja më herët kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram, duke nxitur dyshimet për një ndarje.
Ndërkohë Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social. Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në qershor 2023.