INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka medalje në Europian, Luiza Gega  e katërta në 3000 metra me pengesa

Nuk ka medalje në Europian, Luiza Gega e katërta në 3000 metra me pengesa

Publikuar më: 20:45 12-08-2018

Luiza Gega nuk ia doli të futet në zonën e medaljeve, në garën e 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atletja shqiptare tentoi deri në fund që të mbërrijë e treta, por nuk ia doli duke u poziconuar në vend të katërt.

Luiza Gega e përshkoi distancën prej 3000 metrash me pengesa për 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat, ndërsa kampione u shpall gjermania Gesa-Felicitas Krause dhe podiumi u kompletua nga një atlete zvicerane dhe një norvegjeze.

Më herët garoi edhe atleti shkodran Izmir Smajlaj, në disiplinën e kërcimit së gjati, por u rendit vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa pati edhe kontestime mbi regjistrimin e rezultatit të kërcimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545