INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka ndërmend të kthehet më KURRË me Loredanën! Po, po e tha vetë Mozzik!

Nuk ka ndërmend të kthehet më KURRË me Loredanën! Po, po e tha vetë Mozzik!

Publikuar më: 09:29 12-05-2020

Nuk ka ndërmend të kthehet më KURRË me Loredanën! Po, po e tha vetë Mozzik! Megjithëse në mënyrë indirekte nëpërmjet këngëve kishte lënë të kuptohej se historia e tij me Loredanën kishte marrë fund njëherë e mirë, Mozzik e konfirmoi vetë sonte me gojën e tij në emisionin “NIN”.

Gjatë intervistës me Alaudin Hamitin, reperi s’mund t’i shpëtonte pyetjeve për mamanë e vajzës së tij, Loredanën, ndaj vendosi t’i japë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve.

Mozzik tha për herë të parë se ishte ai që e mori vendimin për t’u ndarë dhe tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet më me ish-partneren e tij.

“Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”- tha Mozzik duke i dhënë fund kësaj teme.

Megjithëse prej kohësh të ndarë, ende nuk është zbuluar arsyeja që e çoi dyshen drejt këtij vendimi.

Pavarësisht ndarjes, Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin për shkak të të voglës së tyre, Hana.

Jo vetëm kaq, por edhe thumbimet për njëri-tjetrin nëpërmjet këngëve ende vazhdojnë…

Të jetë me të vërtetë fund?

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447