INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka paqe për Kim K, këtë herë përfundon në gjyq!

Nuk ka paqe për Kim K, këtë herë përfundon në gjyq!

Publikuar më: 16:12 02-03-2016

Pikërisht kur dukej se të paktën për të (pasi Kanye është gjithmonë një bombë në pritje për të shpërthyer) po frynte erë e qetë, ja ku ndodh diçka e tillë.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, por duket se viktima u kujtua që ta padisë bukuroshen 35 vjeçare. Bëhet fjalë për një incident me makinë që Kim K përjetoi në muajin mars të vitit 2014 në afërsi të hotelit Beverly Hills. Rafael Linares, personi me të cilin Kim u përplas me makinë, e ka hedhur në gjyq duke mos specifikuar detaje të incidentit. Në kohën kur gjithçka ndodhi, ata shkëmbyen info dhe e gjetën gjuhën e përbashkët me idenë se incidenti dhe dëmet ishin minimale. Sot Rafael thotë se i është dashur të mbulojë shpenzime për doktorët dhe kirurgët pasi ka pësuar dëme të shumta. Pyesim veten si mund të jenë zhvilluar dëmet me kalimin e kohës, kur në momentin e incidentit ishin minimale.

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932